Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Klaus Gjasula feston ngjitjen në Bundesligë me Darmstadt

Shkruar nga NEWSPORT
Klaus Gjasula feston ngjitjen në Bundesligë me Darmstadt

Klaus Gjasula festoi këtë fundjavë ngjitjen në Bundesligë me ekipin e Darmstadt për edicionin e ardhshëm futbollistik 2023-2024. Pavarësisht mungesës disa javore për shkak të problemeve shëndetësore, mesfushori kuqezi ka qenë një nga lojtarët më kyçë të skuadrës së Darmstadt, duke qenë një titullar i padiskutueshëm në ekipin gjerman.

Kjo nuk është hera e parë që Klaus Gjasula bëhet pjesë e Bundesligës gjermane, ndërsa ka qenë edhe më parë me skuadrën e Paderborn. Ky është nja lajm shumë i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare, që ka në përbërjen e saj një tjetër futbollist që luan mes pesë kampionateve më të forta në Europë.

Suksesin e mesfushorit kuqezi, Klaus Gjasula e ka përshëndetur edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe trajneri i ekipit kombëtar, Silvinjo, duke i uruar shumë suksese në elitën e futbollit gjerman, si edhe në Kombëtaren shqiptare. Klaus Gjasula është pjesë e listës së kuqezinjve të thirrur për dy sfidat e ardhshme të Shqipërisë kundër Moldavisë më 17 qershor në stadiumin ‘Air Albania’ e Ishujve Faroe në transfertë më 20 qershor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga