Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

"Nuk e prisja të shënoja, s'më trembin 'big-ët' e Gjermanisë", Klaus GJASULA: Goli, një lutje për Shqipërinë

Shkruar nga NEWSPORT
"Nuk e prisja të shënoja, s'më trembin

Gladiatori i ekipit tonë Kombëtar, Klaus Gjasula gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen e fundjavës që Padërborni i tij luajti ndaj Lejpsigut në Bundesligën gjermane. Mesfushori luftarak tregon se ka realizuar një endërr duke u aktivizuar në elitën gjermane, duke shënuar tanimë. Kapiten me Padërbornin, Gjasula ia dedikon golit Shqipërisë dhe tragjedisë që vendi kaloi.

"Gjëja e parë që mendova në ato momente ishte të tregoja shqiponjën me duar, si veprim për tragjedinë që po kalojmë në Shqipëri. Kudo ku ndodhemi mendjen e kemi aty. Nuk kisha bërë gati ndonjë bluzë me mbishkrim, pasin jam lojtar që nuk shënoj shpesh, por këtë herë e deshi Zoti që të bëj gol duke treguar një gjest për vendin tim. Ishte si një lutje për vendin. Të gjithë lojtarët e Kombëtares janë bashkë dhe në ndihmë të të prekurve, duke dhënë një shembull pozitiv."

Mesfushori është ndalur të flasë edhe për ecurinë në klubin e Padërborn duke theksuar, "Kam besim se ekipi do të mbijetojë. Në krahasim me vendet e tjera këtu futbolli është ndryshe, ka shumë kualitet. Mua nuk më trembin emrat e mëdhenj që luajnë në Gjermani".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga