Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Kjo fitore na jep qetësi dhe personalitet”, Martini: Skuadra luajti mirë, jemi në rrugën e duhur

Shkruar nga NEWSPORT
“Kjo fitore na jep qetësi dhe personalitet”, Martini: Skuadra

Teuta arriti të fitonte 3-0 ndaj Skënderbeut në “Niko Dovana”. Durrsakët shënojnë 3 gola në pjesën e parë për të koleksionuar kështu 3 pikë shumë të rëndësishme në kampionat.

Pas këtij suksesi Edi Martini shprehet se:

“Rikthimi pas 13 ndeshjesh te fitorja? Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Ne kemi fituar me Korçën dy herë, barazime në Tiranën dhe Laçin. Shënuam 3 gola në pjesën e parë dhe kjo na dha qetësi, teksa në pjesën e dytë u kërkova çunave të kontrollojnë lojën. Ekipi është në rrugën e duhur.

Dy gola nga Daci? Jam i kënaqur pasi nuk morëm gola në pjesën e dytë. Kjo sfidë ishte shumë e rëndësishme për ne. Daci luajti shumë mirë dhe në pjesën e dytë e ndërruam se kishte 3 kartona të verdhë. Sot nuk ishte çështje fati, skuadra luajti siç duhet dhe pjesa e parë na dha qetësinë dhe na krijoi personalitet në pjesën e dytë.

Qetësia vjen nga rezultatet? Ne kishim nevojë për këtë fitore dhe për këto 3 pikë. Në ato sfida që kemi humbur kemi luajtur më mirë se në këto sfidat e fundit. Sot doja një ekip me personalitet në fushë dhe nuk donim të rrezikonim lojën. Bëra disa ndërrime të detyrueshme, por jam i kënaqur me pikët”.

Faust? Ne jemi këto që jemi. Ka cilësi shumë të mira dhe kam besim se do të jetë një pikë e fortë për ekipin në pjesën tjetër të kampionatit".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga