Keidi Bare është një nga lojtarët shqiptar që aktivizohet në Ligën e dytë spanjolle me skuadrën e Malagas. Tashmë është bërë zyrtare që kampionati në Spanjë do të rifillojë sërish dhe Bare do të zbresi sërish në fushë së bashku me Sadikun. Në një prononcim për “Ora Sport”, mesfushoi foli për rikthimin në fushë dhe ekipin Kombëtar.
“Në fillim u ndamë në 3 grupe për tu stërvitur ndërsa tani jam shumë i lumtur që u bashkuam në grup. Fizikisht ndihem shumë mirë. Kam bërë stërvitje thuajse çdo ditë. Huesca ka një ekip shumë të mirë, por dua të theksoj se dhe ne jemi stërvitur shumë mirë dhe mezi e pres ndeshjen.
Para se të ndodhte kjo situatë, unë mora një ftesë nga kombëtarja për të vajtur për miqësoret. Me kombëtaren ndihem shumë mirë dhe e prisja me padurim të vija. Shpresoj që në eliminatoret të bëjmë sa më mirë. Unë, Sadikun tani që po e njoh si lojtar, por këto vendime nuk i marr unë, është një trajner. Mund të luaj me dy sulmues. Më pëlqen të luaj me dy se janë shumë lojtarë të mirë dhe luftarak”.
Gruaja shqiptare? “Unë shqiptare normalisht që do e marr gruan. Por nëqoftëse një huaj është me traditat e një shqiptareje atëherë pse jo”.