
Kina ka hyrë fuqishëm në tregun europian, ku po shpenzon shuma të majme për afrimin e futbollistëve më të mirë. Kjo çështje ka tërhequr disa herë vëmendjen e drejtuesve të klubeve, të cilët e kanë cilësuar si marrëzi.
I fundit që ka komentuar këtë situatë është trajneri i Barcelonës Luis Enrique, që mendon ndryshe nga të tjerët, duke thënë, se për të është diѯka e përsosur. I pyetur rreth kësaj situate, ai është shprehur: “Më duket diçka absolutisht e përsosur për të shkuar në Kinë”.
Mendimi i tij shkon kundër opinioneve të kolegëve të tij, pasi këta të fundit kanë kritikuar ndërhyrjen e pakontrolluar të kinezëve të tregun europian.
Poll