
Nga Kina vijojnë të mbërrijnë oferta të çmendura për lojtarët më të mirë të Europës. Objektivi i radhës për Shangai Sipg, është Pierre-Emerick Aubameyang.
Për sulmuesin e Borusia Dortmundit, klubi kinez është i gatshëm të ofrojë një ofertë rekord, madje edhe më të majme se ajo që iu ofrua Carlos Tevez nga Shangai Shenua. Argjentinasi do të përfitojë një rrogë prej 40 milionë eurosh në sezon.
Sipas “Corriere dello Sport”, Shangai Sipg i ka ofruar 150 milionë euro Borusia Dortmundit për kartonin e sulmuesit nga Gaboni.
Aubameyang, nëse pranon ofertën do të përfitojë 800 mijë euro në javë, 41 milionë euro në sezon. Një shifër e parezistueshme. Shangai Sipg drejtohet nga trajneri Villas Boas, që bleu Oscar nga Chelsea, duke paguar 60 milionë euro klubit londinez.