
Khabib Nurmagomedov paraqiti dorëheqjen nga dispilina UFC pas triumfit në dy raunde ndaj Justin Geathje. Emocional për humbjen e të atit, Khabib e mbylli me këtë disiplinë duke fituar 29 ndeshje, teksa nuk shënon asnjë humbje.
Për fansat e sportistit rus dhe peshës UFC, lajmi për largimin e tij nga gara ishte shokues. Njeriu kryesor I kësaj dispiline, drejtuesi Dan White ka dhënë shpresë se Khabib mund t'I kthehet ringut, teksa duhet të përmbushë amanetin e të atit që kërkonte rezultatin 30:0.
"Kam folur me Khabib dhe ai ishte emocional pas ndeshjes së fituar, ndaj vendimi I tij për tërheqje nuk mund të jetë përfundimtar. Më tha se I ati dëshironte një rezultat 30:0 në këtë disiplinë, ndaj kemi shpresë se ai do të rikthehet duke përmbushur besimin dhe dëshirën e tij", tha White.