Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Khabib "grushton" presidentin Macron pas komenteve për Islamin: Ndoshta i plotfuqishmi do të shpërfytyrojë fytyrën

Shkruar nga NEWSPORT

Boksieri kampion I Botës në peshat UFC, rusi Khabib Nurmagomedov ka reaguar ndaj presidentin të Francës, Emmanuel Macron. Së fundmi ka pasur një debat në lidhje me sulmet terroriste në Francë dhe karikaturave për Profetin Muhamed, teksa shumë figura të artit dhe sportit kanë shprehur mendimine  tyre.

Khabib ka postuar një foto të Macron të shtypur me këmbë, teksa shkruan se shumë muslimanë ndihen të fyer që na liria e shprehjes ofendohen njerëz që për një pjesë të botës janë të shenjtë.

"Ndoshta i plotfuqishmi do shpërfytyrojë fytyrën e kësaj krijese dhe të gjithë ndjekësit e tij, nën lirinë e fjalës që ofendojnë ndjenjat e më shumë se një miliardë e gjysmë besimtarëve. I plotfuqishmi i poshtëroftë atë në këtë jetë dhe në tjetrën. Allahu është i shpejtë në llogari dhe ju do ta shihni.

Ne jemi myslimanë, e duam Profetin tonë Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ty) më shumë sesa nënat, baballarët, fëmijët, gratë dhe të gjithë njerëzit e tjerë të afërt në zemrat tona.

Më besoni këto provokime do t'iu kthehen atyre, fundi është i mirë për ata që kanë frikë Zotin. Në të vërtetë ata që e shajnë Allahun dhe të dërguarin e tij, Allahu do t'i mallkoi në këtë botë dhe në Ahiret dhe do përgatit për ta mundime poshtëruese", shkruan Nurmagomedov.

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga