
Pesë pikë në gjashtë ndeshjet e fundit kanë sjellë pasojat e veta në klasifikimin e Kategorisë së Parë për skuadrën e Tërbunit. Ekipi i drejtuar nga Oltijon Kërnaja ka bërë paraqitje relativisht të mira, mirëpo dëmtimet e shumta kanë kushtëzuar 31-vjeçarin për formacionet titullare. Ky edicion futbollistik u nis mjaft mirë nga të besuarit e Kërnajës, megjithatë takimet e fundit nuk kanë qenë në nivelin e pritur.
Tekniku i pukianëve u kërkuar lojtarëve të tij të jenë të kujdesshëm në fushë pasi në Kategorinë e Parë, agresiviteti i kundërshtarëve është i madh ku si pasojë sjell edhe dëmtimet e shumta. 31-vjeçari është optimist për organikën që ka në dispozicion. Situata te pukianët duket se është momentale, pasi pritet kthesa që në transfertën e javës së ardhshme kundër Burrelit. Kujtojmë që Tërbuni renditet në vendin e gjashtë me 10 pikë të grumbulluara.