Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OPINION

Kërkoni falje Cicmil-it!

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkoni falje Cicmil-it!

Nga Denis Bajraktari

Vllaznia humbi përsëri sot në Kampionatin Shqiptar. Një humbje deri diku e pritur duke pasur parasysh ecurinë e skuadrës shkodrane në ndeshjet e fundit, por edhe kundërshtarin që kishte përballë, i cili vinte i “uritur” për të marrë medoemos 3 pikët, të cilët do ta shpëtonin për momentin nga rënia nga kategoria.

Por, përveç rezultatit ajo që nuk pritej nga shkodranët në këtë takim ishte loja. Vllaznia që ndali Kukësin e Partizanin në disa javë më parë, është zhytur në krizë totale prej disa ndeshjesh. E sot ndaj Lacit e vërtetoi një gjë të tillë.

Është e pabesueshme që një skuadër që pretendon Europën të mos godasë rrezikshëm për asnjë moment portën kundërshtare. Një gjë e tillë ndodhi sot në Laç dhe Vllaznia mori një humbje të merituar. Me të drejtë disa prej tifozëve shkodranë thumbojnë Cungun dhe drejtuesit e ekipit për rastin CICMIL.

Cicmil, mbrojtësi malazez u bë “kurban” e njëkohësisht fajtor për gjendjen e skuadrës, sidomos pas takimit me Skënderbeun. Por, siç duket Cicmil nuk paska qenë shkaktari kryesor i disa prej rezultateve negative të Vllaznisë.

Kjo për dy arsye:

Së pari: pasi e akuzuan, jo për tolerime ndeshjesh në fakt, pasi vetë tekniku Cungu nuk ka dashur ta akuzojë direkt, po për lojëra të dobëta, përse akoma nuk kanë marrë një vendim për situaten e këtij lojtari? Përse akoma nuk është sqaruar pozicioni i këtij lojtari? Edhe pse ai ka lajmëruar për largimin nga skuadra kuqeblu. U largua pa akuzuar askënd, edhe pse ndoshta e sulmuan padrejtësisht.

Dhe së dyti:

Nëse Cicmil paska “prishur” lojën e shkodranëve, përse vazhdojnë të mungojnë rezultatet pozitive të Vllaznisë? Është përsëri fajtor Cicmil, siç ironizojnë disa prej tifozëve ? Prandaj, përderisa nuk u vërtetua që Cicmil nuk ka bëre gjë “me dashje” ndaj korçareve dhe Vllaznia është akoma në ujëra të turbullta, atëherë duhet t'i kërkojmë falje.

Po po, i duhet kërkuar falje Cicmil-it që nga trajneri e deri tek ato tifozë që e kritikuan, e fyen dhe çfarë nuk i thanë pas ndeshjes me Skënderbeun. Pra, faji duhet gjendur dikund tjetër dhe jo tek lojtarë të caktuar. E Cungu gjatë këtij sezoni rrallë herë e ka mbajtur përgjegjësinë për vete, por në të shumtën e rasteve e ka shpërndarë tek lojtarët.

Vllaznia gjendet në vendin e 5-të në tabelën e klasifikimit, 2 javë nga perfundimi i këtij sezoni. Një sezon tjetër i dështuar për shkodranët, që e nisën për mbijetesë, tentuan të luftojnë për Europë dhe po e mbyllin sezonin si një ekip që po kërkon qëndrimin në Superiore.

E për fat të keq akoma nuk e ka arritur një gjë të tillë dhe ndoshta duhet pritur ndeshja “finale” ndaj Tiranës në Shkodër, pasi siç duket as ndaj Teutës nuk pritet një rezultat pozitiv.

Iku pra edhe një sezon tjetër, stadium i ri nuk i solli fat Vllaznisë, ndërkohë që tifozët shkodranë janë ende në pritje të një skuadre pretendente, jo për Europë, por per titullin kampion, që i mungon qytetit të futbollit prej vitesh…

Tags:

OPINION

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga