Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Shkodrani u kërkon 4 mijë euro, në Vlorë hapin sytë

Shkruar nga NEWSPORT
Shkodrani u kërkon 4 mijë euro, në Vlorë hapin sytë

Eshtë kohë merkatoje dhe bisedimet mes lojtarëve dhe klubeve shqiptare janë në kulmin e tyre. Ata që nuk e kanë gjetur ende një ekip nxitojnë për të firmosur kontratën e re dhe shpesh bisedojnë njëkohësisht me disa klube, duke luajtur me “hilet” e rritjes së pazarit. Por ka edhe raste, kur palët janë shumë larg në shifrat që kërkojnë. Nga burime pranë newsport.al, mësohet se futbollisti shkodran, Ansi Nika, i ka kërkuar 4 mijë euro Flamurtarit, drejtuesit e të cilit nuk kanë reaguar mirë. Në fakt, është e drejta e gjithsecilit të pretendojmë sa më shumë nga vetja, por shifrat duhet të jenë pak më realiste. Nika është larguar nga Kukësi, ku thuhet se ka marrë 3 milionë lekë, pasi presidenti Safet Gjici e vuri në shenjë për shkak të daljes me karton të kuq në finalen e Kupës. Mesfushori ka pasur kontakte me disa klube dhe së fundi ka qenë edhe në Vlorë, por duket se ka vajtur për të “vjedhur” në shtëpinë e “hajdutëve”. Shifra prej 4 mijë eurosh që ka kërkuar e largon atë automatikisht nga Flamurtari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga