Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Teuta kërkon Orgest Gavën, por Bylis kërkon parà

Shkruar nga NEWSPORT
Teuta kërkon Orgest Gavën, por Bylis kërkon parà

Durrsakët janë një nga katër skuadrat shqiptare që do të marrin pjesë në kompeticionet Europiane, ndërsa nuk po bëjnë shumë punë në merkato për të përforcuar grupin. Ata bazohen te lojtarët që kanë, kjo në saj edhe të kontratave të nënshkruara më parë. Lëvizjet do të jenë të vogla, ku më tepër do të ketë afrime sesa largime.

Një prej lojtarëve që kërkohet në mesfushën e durrsakëve është Orgest Gava. Mesfushori që mbylli sezonin me Bylisin është një nga të preferuarit e trajnerit Julian Ahmataj në rolin e organizatorit ose shkatërruesit, por që në mes të këtij transferimi qëndron një ngërç jo i vogël. Bëhet fjalë për kontratën e elbasanasit te Bylisi. Ai ka nënshkruar me opsionin 1+1, çka do të thotë se edhe për sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e mallakastriotëve.

Përpos dëshirës së Teutës për ta pasur pjesë për ndeshjet që do të luajë në Europë, gjithashtu dhe në sezonin e ardhshëm futbollistik, mallakastriotët kërkojnë 10 mijë euro që ta lënë të lirë 26 vjeçarin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga