Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kërkoi dënimin e SKËNDERBEUT, gazetari i njohur nuk kursen Dritan Dervishin: "Mashtrues, injorant, debil që s'ka lidhje me futbollin"

Shkruar nga NEWSPORT

Deklarata e ish-drejtorit sportiv të Partizanit Dritan Dervish për dënim ekzemplar të Skënderbeut për pafuqinë e klubit për parandalimin e dhunës në takimin e parë të kampionatit shqiptar midis korçarëve dhe kryeqytetasve ka sjellë dhe irritimin e gazetarit sportiv Adriatik Dosti. Ky ka sulmuar pa kursim Dervishin me anë të një postimi në "Facebook" dhe i ka bërë apel organeve të ligjit si dhe Komisionit të Etikës e Disiplinës të FSHF-së personave të tillë si Dervishi që nxisin dhunën, duke kujtuar se ai fajtori në incidentin e shëmtuar të derbit kryeqytetas të pak viteve më parë ku Dervishi u dhunua fizikisht.

"Kur Banditët kërkojnë.... Drejtësi...

E shihni këtë Tipin ne fotot e meposhteme ?

...E pra ky quhet Dritan Dervishi dhe pas Deklaratës se Erion Braçes për më shumë dhunë në stadiumet shqiptare, pas prononcimit publik te tifo-grupit Guerrilas që e gënjen mendja se mbrojtja me e mire është sulmi...tek përpiqet të fajësojë korçarët e të dalë pa lagur vete nga ajo lloj violence rrallë e parë në stadiumet tona e me ata vetë protagonistë ...duket se Olsi i vëllai i Edit kryeminister për të mbrojtur atë  ç'ka ndodhi në realitet në Korçë...vendosi të nxjerrë nga mënga Asin e tij..ose thënë popullorçe 'Babalen' e Partizanit...

Dhe e nxorri...dhe ai nuk e zhgënjeu tek tha publikisht se Skënderbeu meriton një dënim ekzemplar..

Hahaha ...është nje Autogol klasik i drejtuesve të Partizanit sepse është njesoj sikur Hajduti te bërtasë e të ulerasë për të shpëtuar veten...kapeni hajdutin..

Për ç'ka shkruaj o Dritan dhe të tjerë qe qendrojne pas tejë... e për ç'ka ndodhi në Korcë gjatë ndeshjes Skënderbeu-Partizani ...e pashë Drejtpërsëdrejti me syte e mij në transmetimin Live te Supersportit shqiptar...ndaj no coment e as që kam nevojë ..për sytë, gojët, veshët, mendjen e gjykimin e askujt tjetër pasi meë del e më mjafton gjykimi e llogjika ime në thënien e në mbrojtjen e së vërtetës publikisht dhe lakuriq..ok...

Po cili është ky fare Dritan Dervishi?

Të paktën që nga 1978 kur unë nisa të shkruaj në organet e shtypit shqiptar ..e deri me sot që ende vazhdoj të jem aktiv..pra prej gati 40 vjetësh as e kisha dëgjuar kurre këtë emër e për të qenë i ndershëm krejt me ju si fytyrë e mbaj mend diku ne fundvitet 90..tek e shihja të rrinte mes tifozëve te Tiranës shumë syresh prej të cileve , djem të mrekullueshem i kam patur e vazhdoj t'i kem miq të mirë ...edhe pse kjo lloj fytyre kurrë nuk më pëlqente e vazhdon të mos më ngjisë kërkund edhe sot e kësaj dite...

Mbeta i befasuar një ditë tek e pashë dhe lexova se ky person na ishte emëruar Drejtor Teknik tek Partizani...

Ç'ne ky ..që hiqej si tifoz i çmendur i Tiranës përfundoi tek Partizani ... e u be fanatik i të kuqve...ishte e para pyetje që më erdhi ndër mend...

Nisa te pyes veten c'ne ky..ku studioi, për cfare u dipllomua, ç'kurse ndoqi , ç'gjuhë flet, ç'kulturë sportive ka etj etj...

Se me thënë të drejtën nuk di asesi që ky person t'i ketë rënë topit të futbollit ashtu kot qoftë edhe njëherë thjesht sa për qejf ...plus që aq pak sa e mbaj mend kujtoj se ishte krejtesisht injorant , vulgar e gojë pisët dhe shumë i pa kulturuar e pa edukatë...thjesht tifoz i rëndomtë nga ata te gradës së fundit qe nuk ka qejf ti kete prane askushi...

Ky Dritani 2 vjet me pare u be prototipi kryesor e nxitesi nr. 1 i sherrit e dhunes që shpërtheu ne st."S.Stërmasi" në Derbin ...Partizani - Tirana [2-2]....dhe për këtë''trimëri të tijën''.. siç e shihni edhe në këto foto mori shpërblimin qe meritonte...

Edhe atëhere , pra 2 vjet më parë bërtiste e ulëriste para mikrofoneve se...fajtorët e dhunuesit e tij e te Partizanit "te tij" duhet të marrin dënim ekzemplar...Tirana duhet të dënohet rëndë e të bëhet shembull për të tjerët etj etj ...por pasi u verifikua gjithçka me detaje na doli se ishte pikërisht ai vete që duhej denuar i pari,...madje rëndë pasi prej Pankinë u fut ne fushë dhe nisi të grushtojë lojtarë , ruajtës të rendit, tifozë e gjithkënd që i dilte përpara derisa ra në një Hundlesh dhe e pësoi siç duhet ta pësonte...

Pa ç'pa Partizani për të mos u diskretituar edhe më keq...i vuri Drunë dhe e përzuri nga stafi e organika e tij..

...Dhe si Muti pas këpucës siç di të ngjitet ky Dritani...ja tek na u pa në krye të të njëjtit post..Drejtor teknik tek Kukësi i Gjicit...

Se si e pse dhe për c'merita ...një zot e di...por...

Safeti ka përzënë burra 100 herë më të mirë se Dritani e që kanë kontribuar vërtet tek Kukësi i tij e jo mos fluturonte brenda pak muajsh edhe këtë Dervishin pa mjekër...qe kërkonte te shtinte Fall por e gënjente vazhdimisht Filxhani..

Dhe kulmi i pa fytyrësisë se tij qëndron në faktin se pas këtyre dy përzenieve të drejta e njëkohesisht të turpshme te tij ky i pacipë ç'nuk bëri që të vinte në stafin drejtues të Tiranës....të asaj Tirane që kish kerkuar me aq "force e kembengulje"....qe ta dënonte rëndë e ta bënte shembull.....

Dhe hop...Dritani ...një dite te bukur çuditërisht na shfaqet në Hellas Verona te Italisë...herë si Scout..e here si Menaxher ..herë si Drejtor teknik e here si specialist futbolli.. a financues e sponsor [??? ] njesoj si ai fare tipi tjetër i djeshëm i quajtur Drini Caushi nëse ju kujtohet që postonte fotografi me Dukën e De Biazin..e hiqej si Menaxher i FIFA e i UEFA... .. për lojtarët shqiptarë në Greqi...e nga ana tjetër ju kërkonte lojtarëve të Partizanit e të ndonje ekipi tjetër shqiptar.. të linin a të shisnin ndeshjet...

Pra për të mos ju lodhur kokën shumë ky Tipi..që meriton të quhet me plot gojën Mashtrues, injorant, debil, dhunues futbolli e që në fakt nuk e lidh kërkund asgjë me futbollin shqiptar sepse nuk ka asnjë lloj kontributi pa lëre merite në të.. asnjë lloj dipllomimi a licensimi zyrtar .. sepse kurrë nuk ka qenë as lojtar, as trajner, as specialist, as kuadro e makar qoftë edhe as gazetar a komentator e opinionist..etj etj... sot po na rishfaqet sërish e po publikisht,...sigurisht me urdhër e me porosi të dikujt...e natyrisht edhe i paguar për mercenarizmin e tij të ndyrë e pervers...dhe po na kërkon publikisht dënimin ekzemplar të Skënderbeut...

Unë nuk jam e as kam qenë e as kam për të qene ndonjëherë Avokati mbrojtës i Skënderbeut...por ama Avokati mbrojtës i historise se futbollit të vendit tim jam e do të jem derisa të jem gjallë e të më punojnë zemra, dora , mendja... e llogjika... dhe në këtë histori futbolli Korça e Skënderbeu kanë absolutisht kontributet e meritat e tyre jo të vogla e që duhen respektuar prej gjithkujt..

Ndaj do t'i lutesha publikisht organeve përkatëse pranë FSHF e veçanërisht Komisionit të Etikës e Disiplinës .. por pse jo edhe Policisë se Shtetit e të Prokurorisë që tipave të tillë si ky Dervishi.. që kërkojnë të përligjin e ligjërojne dhunën nëpër stadiumet tona..të hedhin gurin e të fshehin dorën..të mbrojnë agresorët e veërtetë e të fshehin ata që në të vërtetë qëndrojne pas tyre Olsat e Braçet me compani.. t'u tregojnë vendin një ore e më pare..dhe kjo për të mirë te futbollit shqiptar e për ti thënë 'Ndal njëherë e mirë dhunës e violencës nëpër terrenet tona të futbollit'..."

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga