
Sindrit Guri është një ndër lojtarët më në formë në Superiore. Futbollisti ka shënuar plot 16 gola këtë sezon duke krysuar tabelën e golashënuesëve.
Kaq ka mjaftuar që shkodrani të ngjallë interesin e shumë klubeve europiane. Për të kanë shfaqur interes Verder Bremeni dhe Rapidi i Vjenës.
Austriakët kishin dërguar dje në Korçë trajnerin, për të parë Gurin në ndeshjen Skënderbeu - Kukësi.
Shkodrani bëri një paraqitje mjaft të mirë dje, teksa shënoi një gol nga goditja e dënimit.
Për të ardhmen e lojtarit nuk dihet ende ç'do të ndodhë, teksa Kukësi është shprehur se do ta shësë, por nuk dihet se ku.
Poll