
Në ndeshjen Atalanta-Inter 2-1, mbrojtësi zikaltër, Davide Santon ishte lojtari që shkaktoi 11-metërsh duke penguar në zonë Kesie, një episod që i dha mundësinë ekipit nga Bergamo të shënonte golin e 2-të dhe të fitores.
Pas këtij episodi, tifozët e Interit kanë shpërthyer ndaj mbrojtësit të krahut të ekipit të tyre, ndërsa ka pasur edhe nga ata që e kanë kërcënuar me vdekje Davide Santon.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ajo që ka reaguar pas kësaj amullie ka qenë e fejuara e lojtarit zikaltër duke e quajtur absurde si situatë.
"Ishte një gabim, por ishte duke bërë punën e tij si mbrojtës. Mund të ndodhë edhe të gabosh.
E kuptoj zhgënjimin dhe zemërimin e tifozëve, por kërcënimet me vdekje kapërcejnë çdo limit. Edhe Davide po kalon një moment të vështirë. Por, pasi shkaktoi 11-metërsh ka kërkuar falje.
Ai e do me zemër skuadrën e tij dhe është gati të japë maksimumin për Interin", shkruan në rrjetet sociale e fejuara e Santon, Klo Sanderson.