
Teuta do të luajë ditën e nesërme sfidën e turit të dytë të Europa League. Durrsakët presin në "Niko Dovana" një kundërshtar mjaft të fortë si Granada që militon në La Ligan e Spanjës. Ditën e sotme në konferencë për shtyp ka folur kapiteni i skuadrës spanjolle, Victor Diaz.
"Pika më e fortë që do të kemi nesër do të jetë shpëjtësia. Kemi luajtur sezonin e kaluar në Kupë në të tilla fusha dhe jemi përshtatur mjaft shpejt.
Është një ëndërr që u bë realitet të luajmë në këtë kompeticon dhe skuadra e pret me emocione të madh për punën e madhe që bëmë sezonin e kaluar.
Barin e fushës e shikojmë në çdo stadium dhe fusha është ajo në të cilën luajmë. Këtë gjë e bëjmë si një Spanjë, por edhe jashtë Spanjën. Fusha na u duk shumë mirë dhe kemi luajtur në Kupë si në këto fusha dhe do të përshtatemi shumë shpejt gjithashtu edhe me orarin. Në Granada bën shumë vapë.
Orari për ndeshjen e nesërme nuk është orari I përshtatshëm për të luajtur, por jemi mësuar me këtë klimë. Është një ëndërr për ne dhe kemi pritur 90 vite për të arritur këtu që ky ekip duke respektuar kundërshtarin e vet do të luajmë për të respektuar të gjithë qytetin tonë. I ftoj të gjithë në Granda të veshin bluzen tonë dhe të bëjnë tifo për ne".