
Lakers, Clippers, Kings dhe Ëarriors po përpiqen të bindin zyrtarët e qeverisë së Kalifornisë për rifillimin e sezonit këtë muaj. Ekipet e NBA-së në Kaliforni nuk duan të hedhin poshtë pjesën tjetër të ligës.
Dave McMenamin nga ESPN raportoi se, Los Angeles Lakers kishte qenë në kontakt me zyrtarët e qeverisë lokale në lidhje me mundësinë e rihapjes së seancave stërvitore përpapra datës 15 maj.
Tashmë, Lakers dhe tre skuadrat e tjera të NBA në Kaliforni si, LA Clippers, Sacramento Kings dhe Golden State Ëarriors, duket se po e çojnë situatën në nivel shtetëror.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom, në një deklaratë për shtypin në 19 mars lançoi vendimin për izolimin e qytetarëve në shtëpi. Fillimisht ishte caktuar që ky izolim do të zgjaste deri në 19 prill, por nisur nga situata në vend, Neësom e shtyu datën dhe hartoi një plan tre-fazor për rihapjen.
Vendi tani është akoma në fazën e parë, prandaj ekipet e NBA të Kalifornisë, po bëjnë një përpjekje për të rihapur tani ligën. Përpjekjet e tyre nisen dhe nga fakti se, disa shtete tashmë i kanë hequr kufizimet e tyre, domethënë skuadrat në shtetet e tjera mund të rihapin seancat stërvitore para ekipeve në Kaliforni.