
Armand Duka ka treguar miqësoret e mundshme të Kombëtares në muajin mars. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, në një intervistë për “Top Channel” ka zbuluar se kandidatë janë Peruja, Norvegjia dhe Sllovakia.
Presidenti Duka ka treguar gjithashtu edhe vendet e menduara për t’u zhvilluar takimi miqësor. Në fjalën e tij për gazetarin Endi Tufa, kreu i FSHF-së ka thënë:
"Nuk kemi gjë të përcaktuar, por si kandidat për momentin në mars janë ekipi i Perusë për të luajtur në Itali, Norvegjia dhe Sllovakia për të luajtur në Shqipëri. Akoma nuk kemi vendosur asgjë, ishte dhe Belgjika një mundësi për të luajtur në Tiranë, por e mbylli me një skuadër tjetër".
Poll