Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Katër futbollistë shkodranë në provë te Luftëtari, duan të bindin Kostic

Shkruar nga NEWSPORT
Katër futbollistë shkodranë në provë te Luftëtari,

Luftëtari mbylli një sezon të mrekullueshëm dhe historik në Superligë ku  rendit në vendin e tretë dhe tashmë do luajë në Europa League. Por përveç suksesit të gjirokastritët ka pasur edhe 'halle' pasi tashmë Abazaj dhe Bregu janë larguar dhe në merkato duhet punuar për zëvendësimin e tyre. Te bluzinjtë së fundmi kanë filluar provën 4 futbollistë të rinj dhe të gjithë nga Shkodra.

Rajcevic dhe Kuka që në sezonin që u mbyll kanë qenë pjesë e Vllaznisë, por duke mos pasur hapësira kanë luajtur me ekipin B. Po ashtu Ujka dhe Rrustemi që janë prodhim i kuqebluve. Të gjithë lojtarët janë të moshës 20-22 vjeç dhe në ditët në vijim do jenë përpara syve të trajnerit Kostic për ta bindur atë për ti marrë në ekip këta lojtarë që në Shkodër nuk gjetën hapësira.

Poll

Lexo gjithashtu