
Helio Jr nuk do të jetë më pjesë e Burrelit për sezonin e ri. Palët kanë ndarë rrugët mes tyre.
Braziliani largohet nga matjanët vetëm pas 1 sezonit, ku luajti në Kategorinë e Parë. Lajmin për largimin e 25-vjeçarit është bërë i ditur nga vetë lojtari, i cili falenderon klubin për mundësinë e dhënë.
“Faleminderit, Burreli!
Sot zyrtarisht i them lamtumirë KF Burreli, ekipit për të cilin pata nderin të luaja sezonin e kaluar. Jam jashtëzakonisht mirënjohës ndaj presidentit, drejtorit, trajnerit dhe të gjithë bordit drejtues për besimin që më kanë dhënë.
Dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për lojtarët me të cilët kam luajtur, për punonjësit e klubit dhe për të gjithë ata që kanë kontribuar për ta bërë qëndrimin tim sa më të mirë”, ka shkruar futbollisti.
View this post on Instagram