Kukesi
Merkatoja e Janarit ka sjellë risi në klubin e Kukësit. Me synimin për të përforcuar repartin e mesfushës, klubi ka njoftuar edhe afrimin më të ri.
Bëhet fjalë për futbollistin brazilian, Matheus Gama. 24-vjeçari është gati për ekipin dhe do të startojë “aventurën” me veriorët që në ndeshjen e radhës, e cila do të luhet në transfertë përballë Luftëtarit, në 24 janar.
Kukësi ka bërë të ditur gjithashtu edhe emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të klubit, post në të cilin do të jetë Fundim Dollaku.
Sa i takon 2 vendimmarrjeve më të reja, klubi i ka njoftuar ato dhe me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social “Facebook”.
View this post on Instagram
Poll
