
Redinel Gjikola
Redinel Gjikola është futbollisti më i ri i Burrelit. Palët kanë firmosur mes tyre një kontratë 2-vjeçare.
Mbrojtësi lezhjan përforcon kështu repartin e prapavijë, duke ofruar siguri para portës. 23-vjeçari prezantohet nga matjanët, të cilët i urojnë sa më shumë suksese në sezonin e ri.
“Njoftim Zyrtar
KF Burreli njofton arritjen e marrëveshjes me futbollistin Redinel Gjikola, i cili ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin tonë.
I urojmë mirëseardhje në familjen verdheblu dhe suksese në aventurën e re me fanellën tone”, shkruhet në postimin e klubit. Shtatlarti ka provuar te luaj edhe me Dinamon, kur "Blutë" drejtoheshin nga Dritan Mehmeti.
View this post on Instagram
Poll