Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Besa s'di të ndalet nga merkato, kavajasit transferojnë 2 lojtarë nga Kosova

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Besa s'di të ndalet nga merkato, kavajasit transferojnë
Besa e Kavajës

Besa vazhdon që të jetë një nga ekipet më aktive në merkato. Pasi emëroi në pankinë një trajner si Mirel Josa, klubi kavajas nisi vrullshëm merkaton duke afruar emra të njohur të futbollit shqiptar.

Mentor Mazrekaj, Jurgen Goxhaj dhe Donald Mëllugja ishin 3 goditjet e para të Besës, të cilën sezonin tjetër kërkojnë ngjitjen në Superiore. Por kavajasit nuk janë ndalur me kaq, kanë bërë edhe dy goditje të tjera.

Qendërsulmuesi Erduan Ibrahimi dhe mbrojtësi i djathtë, Bind Maxhuni janë 2 lojtarët e radhës që i bashkohen Besës. Të dy këta futbollistë janë nga 21 vjeç dhe që të dyjë vijnë nga skuadra shqiptare që militon në Kosovë, Ramiz Sadiku.

ZYRTARE/ Besa s'di të ndalet nga merkato, kavajasit transferojnë
Erduan Ibrahimi dhe Bind Maxhuni

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga