
Besa e ka marrë seriozisht ngjitjen në Superioren, teksa ka nisur vrullshëm merkaton verore.
Synimi është përforcimi i ekipit dhe deri më tani ka ulur në pankinë Mirel Josën, me teknikun që ka transferuar Mentor Mazrekaj dhe Jurgen Goxhajn.
Por Besa nuk është ndalur me kaq. Donal Mëllugja është transferimi i fundit i klubit kavajas. Mesfushori ka vendosur të mbyll aventurën e tij me Erzenin që ra nga Superiorja në Kategorinë e Parë, për të nisur një aventurë të re me kavajasit.
Ish-mesfushori i Egnatias bëhet kështu transferimi i 3-të “BIG”, pas Goxhajt dhe Mazrekaj. Ndërsa lajmin për transferimin e Mëllugjës e ka njoftuar vetë Besa me anë të një postimi në faqen zyrtare, ku shkruan:
“Donald Mellugja verdhezi!
Ju njoftojme se kemi arritur marreveshje me mesfushorin Donald Mellugja , i cili bashkohet me ne per aventuren e re ne futbollin shqiptar. Mesfushori vjen pas aventures me Erzenin ne Superligen Shqiptare dhe pritet te jete nje vlere e shtuar per ekipin tone.”
View this post on Instagram