Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

“Vora ekip me mentalitet fitues dhe kampioni”, Françesko Hasaj: Dua të ndihmoj ekipin me gola dhe asiste (PRONONCIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
“Vora ekip me mentalitet fitues dhe kampioni”, Françesko
Francesko Hasaj

Një nga goditjet më të mira të skuadrës së Vorës në këtë merkato janari është padyshim Françesko Hasaj. Mesfushori 23-vjeçar u largua nga Kukësi për t’u bashkuar me një tjetër ekip blu, të cilët synim kanë ngjitjen në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm.

Në dy ndeshje të luajtura me ekipin e drejtuar nga Arjan Bellai, Hasaj ka zhvilluar dy ndeshje dhe ka asistuar po aq herë për shokët e ekipit. Në një prononcim për Newsport.al, mesfushori premtues ka folur për objektivat e tij dhe të skuadrës.

“Kryesorja është që ne së bashku të arrijmë objektivat që ekipi ka këtë sezon, pra për t’u ngjitur në Superiore. Gjithashtu pse jo dhe për t’u shpallur kampion në Kategorinë e Parë, jemi një ekip që kemi mentalitet fitues për çdo ndeshje.

Objektivat pesonale? Detyra ime për këtë sezon me fanellën e Vorës është të jap më të mirën në fushën e lojës. Dua të ndihmoj ekipin me sa më shumë asistime dhe gola, si të gjithë shokët e ekipit”, u shpreh Hasaj. /Leonid Bajrami/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga