
Kukesi
Kukësi ia doli vetëm në sfidën e “Play-Out” të siguronte mbijetesën në Kategorinë e Parë. Verilindorët mposhtën 1-0 Orikun ditën e djeshme në sfidën që u zhvillua në “Arenën e Demave”.
Një 90 minutash shumë i luftuar dhe delikat, ku në fund festuan verilindorët. Kuksianët tashmë do të luajnë sërish sezonin e ardhshëm në këtë kategori.
Klubi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku padiksutim tregojnë një moment nga festa e ekipit pasi siguruan qëndrimin në Kategorinë e Parë. Ndërkohë shkruajnë se sezonin e ri do të luftojnë për ngjitjen në Superiore.
“Ia dolën. Shihemi sezonin tjetër ???????? Bashkë, për Superioren ⚽️????????”, shkruhet në postim.
View this post on Instagram
Poll