Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

U mposhtën nga Skënderbeu në miqësore, klubi i Flamurtarit ia "faturon" humbjen arbitrimit

Shkruar nga NEWSPORT
U mposhtën nga Skënderbeu në miqësore, klubi i Flamurtarit
Skënderbeu - Flamurtari

Skënderbeu ka fituar ditën e sotme miqësoren ndaj Flamurtarit, sfidë e cila u zhvillua në Korçë. Miqësorja përfundoi me triumfin 2-1 të vendasve, me golat e shënuar nga Ermir Rashica.

Megjithatë, pas ndeshjes, klubi vlonjat ka pasur polemika. Me anë të një postimi në faqen zyrtari, klubi i Flamurtarit ka reaguar në lidhje me gjykimin e Enea Jorgjit, i cili ishte edhe arbitër kryesor i kësaj sfide.

Reagimi i Flamurtarit:

Edhe pse një ndeshje miqësore, me sistem VAR, kemi rezerva për golin e parë të shënuar nga Skënderbeu për pozicion jashtë loje.

Gjithashtu, edhe goli i dytë i shënuar me 11-metërsh lë diskutim. Pjesa e dytë ndeshje më e mirë për Flamurtarin, por pa aritur të finalizojmë me gol.

Ndeshja nuk transmetohet për arsye se po testohet sistemi VAR.

U mposhtën nga Skënderbeu në miqësore, klubi i Flamurtarit
Reagimi i Flamurtarit

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga