Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Tre fitore radhazi favorizojnë Pogradecin, Kukësi e kundërta e “liqenorëve”

Shkruar nga NEWSPORT
Tre fitore radhazi favorizojnë Pogradecin, Kukësi e kundërta e
Pogradeci

Pogradeci dhe Kukësi do të përballen ditën e sotme për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë së Parë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Pogradecit, nis në orën 15:00.

Vendasit janë të favorizuar për shkak të formës së mirë që po kalojnë. “Liqenorët” vijnë pas 3 fitore radhazi, madje kundër ekipeve pretendente. Pogradeci ka mposhtur Flamurtarin, Vorën dhe Valbonën.

Në krahun tjetër, Kukësi është komplet e kundërta e Pogradecit. Në tre ndeshjet e fundit, skuadra verilindore ka marrë 3 humbje, përkatësisht kundër Apolonisë, Kastriotit dhe ekipit të Lushnjës.

Përsa i përket renditjes aktuale, Kukësi mbetet në zonën e ftohtë me 28 pikë, teksa do të jetë në “luftë” për të luajtur në “play-out”. Në krahun tjetër, Pogradeci me 46 pikë mban vendin e 5-të, duke shpresuar te ngjitja në Superiore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga