Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Të dy me stemën e FIFA-s, kush janë dy gjyqtarët që Pogradeci shpalli sot "Non Grata"

Shkruar nga NEWSPORT
Të dy me stemën e FIFA-s, kush janë dy gjyqtarët që
Florjan Lata dhe dy asistentet e tij

Pak më parë, ekipi i Pogradecit doli me një deklaratë zyrtare kundrejt një goli të anuluar në minutën e 91-të në sfidën e sotme kundër Lushnjes e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë së Parë.

Në këtë deklaratë zyrtare, klubi liqenor që synon ngjitjen në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm, ka shpallur “persona non grata” dy prej arbitrave të sotëm.

Bëhet fjalë për kryesorin Florjan Lata dhe arbitrin anësor Xhuljo Mani që drejtuan sot takimin Pogradeci-Lushnja. Të dy emrat e mësipërm janë të nderuar dhe me stemën e FIFA-s.

Këtë sezon, Lata ka vënë drejtësi në 7 ndeshje në Superiore, 4 takime në Kategorinë e Parë, 3 ndeshje në Champions League të të rinjve, dhe nga 2 takime në kualifikueset e Conference League dhe në kualifikueset e europianit U-17.

Gjithashtu dhe gjyqtari Xhuljo Mani ka vënë drejtësi këtë sezon në ndeshje të rëndësishme në Superiore, Kupën e Shqipërisë, Kategorinë e Parë, kualifikueset e europianit U-19, Conference League, Champions League për të rinj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga