Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

RENDITJA/ Vora dhe Flamurtari “marshojnë” drejt Superiores, 6 ekipe në luftë për Play Off-in

Shkruar nga NEWSPORT
RENDITJA/ Vora dhe Flamurtari “marshojnë” drejt Superiores, 6
Flamurtari

Ditën e sotme janë zhvilluar të gjashtë takimet e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë së Parë. Vora mposhti me lehtësi Erzenin e vendit të fundit me rezultatin e thellë 5-1. Vorakët kryesojnë tabelën e Kategorisë së Parë me 54 pikë të grumbulluara, duke qenë gjithnjë e më pranë ngjitjes në Superiore për sezonin e ardhshëm.

Gjithashtu dhe Flamurtari nuk gaboi duke mposhtur Besën me shifrat 3-1 në Vlorë. Ekipi kuqezi ndjek kryesuesit e Vorës me dy pikë më pak se ta, ndërsa Besa në vendin e tretë me 9 pikë më pak se vlonjatët.

Burreli mposhti në transfertë Kukësin me shifrat 3-0, duke ia bërë qëndrimin në Kategorinë e Parë verilindorëve edhe më të vështirë. Ekipi i Bicajt pozicionohet në vendin e katërt me 37 pikë të grumbulluara.

Sfida mes Apolonisë dhe Pogradecit është mbyllur në barazim pa gola. Skuadra liqenore gjendet në vendin e pestë të renditjes, me 31 pikë, ndërsa fierakët janë 6 pikë larg zonës së ftohtë.

Një fitore të rëndësishme ka marrë dhe Lushnja me përmbysje ndaj Valbonës me shifrat 4-2. Lagunarët pozicionohen në vendin e gjashtë të Play Off-it, ndërsa ekipi i Valbonës në vendin e parafundit.

Ndërsa Korabi arriti të marrë një fitore të rëndësishme ndaj Kastriotit me shifrat 2-1. Ekipi i Peshkopisë gjendet në vendin e tetë të zonës së ftohtë me 6 pikë larg daljes, ndërsa krutanët në vendin e shtatë.

RENDITJA/ Vora dhe Flamurtari “marshojnë” drejt Superiores, 6
Klasifikimi Kategoria e Parë

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga