Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

RENDITJA/ Gjithçka luhet në trekëndëshin Vorë-Kavajë-Vlorë, Flamurtari lëshon terren dhe Besa 'hedh hap' të gabuar

Shkruar nga NEWSPORT
RENDITJA/ Gjithçka luhet në trekëndëshin
Kategoria e Pare

Ndeshjet e fundit të javës së Kategorisë së Parë kanë sjell zhvillime të reja. Fitorja e Vorës me Flamurtarin dhe barazimi i Besës kanë qenë shkaktare të një përmbysjeje në renditje.

Flamurtari ka ngelur në kuotën e 32 pikëve pas humbjes, por ka humbur terrenin e liderit. Vora si vendase jo vetëm që merr 3 pikët, por parakalon dhe kundërshtarët direkt në luftën për ngjitje.

Siç u shpreh dhe tekniku i vorakëve, Bellaj, nuk ka më mirë se të jesh 2 pikë larg skuadrës vlonjate dhe asaj kavajase.

Besa nga ana tjetër ishte në vend të dytë dhe prapë po aty ka mbetur. Skuadra e Josës nuk përfitojë nga hapi i gabuar i vlonjatëve dhe ngeci përballë Memës me Pogradecin. Mirë kjo, por edhe i bëri nder Vorës, pasi në rast të 3 pikëve verdhezi, Besa do të ishte lidere.

Shumë kombinime, shumë ndërrime, shumë gola dhe një ‘luftë’ e etur që vazhdon në tredhëmbëshin Vorë-Kavajë-Vlorë.

RENDITJA/ Gjithçka luhet në trekëndëshin
Renditja e Kategorisë së Parë

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga