Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

“Më iku zëri duke folur me lojtarët”, Arian Bellai pas fitores: Të qëndrojmë me “këmbë në tokë”, tani vazhdon malorja

Shkruar nga NEWSPORT
“Më iku zëri duke folur me lojtarët”, Arian Bellai
Arian Bellai

Vora mori një fitore spektakolare ndaj Flamuartarit. Skuadra e Arian Bellait ka triumfuar 3-2 ndaj kundërshtarëve të tyre ditën e sotme.

Një triumf që u jeop edhe vendin e parë në tabelën e klasifikimit dhe tashmë kryesojnë me 2 pikë më shumë se rivalët e tyre. Majft i lumtur pas sfidës ishte Bellai, i cili fillimisht përgëzon futbollistët për lojën. Gjithashtu u bën thirrje që të qëndrojnë me “këmbë në tokë”, pasi kampionati është shumë i gjatë.

“Fitore dhe vendi i parë? Përgëzoj çunat fillimisht për lojën dhe atë çfarë bënë në pjesën e dytë. Nuk mund të shkonte më mirë se kaq, të merrnin vendin e parë me 2 pikë më shumë se Flamurtari dhe Besa. Në pjesën e dytë filluam më shumë të qarkullonim topin dhe e ekuilibrova lojën.

Hakmarrja? Nuk kanë lidhje ndeshja e parë me ndeshjen e dytë. Në pjesën e dytë bëmë gjithçka për mirë të fituar ndeshjen.

Pse u tërhoq ekipi? Po është e vërtetë që ekipi u tërheq. Nga krahët është dobësia, i shfrytëzuam 20 minutat e para. U kam kërkuar lojtarëve të mbajnë topin dhe për këtë edhe zëri më iku se po kërkoja të flisja me lojtarët. Doja që të kishim qarkullimin e topit për të mos ia vështirësuar punën vetës.

Strategjia e Vorës në këtë sezon? Po të mbaronte sot kampionati do të isha shumë i lumtur. E kam përjetuar edhe vjet me Bylisin, por vjet kishte shkëputje. Këtë vit është ndryshe. Të qëndrojmë me “këmbë në tokë”. Është më e vështirë për të mbajtur këtë vend se sa për ta arritur. Gjithashtu është e vështirë edhe për kundërshtarët, pasi u rritet presioni”, ka përfunduar Arian Bellai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga