
Pogradeci
Pogradeci do të jete pritës këtë javë të Kategorisë së Parë. Pogradecarët përballen me Apoloninë dhe një lajm i gëzuar vjen për çdo tifoz të qytetit.
Klubi ka vendosur të tregohet bujar dhe të hap dyert për takimin ndaj fierakëve.
Hyrja në “Gjergji Kyçyku” do të jetë pa pagesë për këdo duke treguar se përballja sërish me jeshilbardhët është e rëndësishme, pas barazimit 0-0 në stadiumin e miqve. Drejtuesit kanë ndërmarrë këtë hap për të patur një stadium me ëm shumë shikues duke qenë se është dhe ditë jave, dita e sfidës.
Kujtojmë që “liqenorët” luajnë si vendas kundër klubit nga Fieri ditën e hënë, duke nisur prej orës 13:30. Ndeshja transmetohet në RTSH.
Poll