Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Pogradeci pa frikë në transfertën e Burrelit, viti 2025 favorizon “liqenorët”

Shkruar nga NEWSPORT
Pogradeci pa frikë në transfertën e Burrelit, viti 2025 favorizon
Pogradeci

Pogradeci do të luajë ditën e sotme në transfertë përballë Burrelit, ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Kategorisë së Parë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Liri Ballabani”, nis në orën 14:00.

“Liqenorët” mund të jenë më të favorizuar në këtë sfidë dhe me më pak presion. Shkak për këtë bëhen statistikat pozitive që pogradecarët kanë në vitin 2025, ku njohin vetëm një humbje.

Gjithashtu, Pogradeci ka 3 fitore dhe 5 barazime. Në krahun tjetër, Burreli njeh 3 humbje, 4 fitore dhe 2 barazime, duke treguar “luhatje” të shumta përgjatë vitit 2025.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse “liqenorët” do të ndihmohen edhe nga këto statistika.

Përsa i përket renditjes, kujtojmë se Pogradeci mban vendin e 6-të dhe ndodhet në “Play-Off” me 37 pikë, 6 më shumë se Kastrioti i vendit të 7-të. Në krahun tjetër, Burreli me 44 pikë mban vendin e 4-t.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga