Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Njëri transferohet në Kosovë dhe tjetri te rivalët, Burreli ZYRTARIZON largimin e 2 mesfushorëve

Shkruar nga NEWSPORT
Njëri transferohet në Kosovë dhe tjetri te rivalët, Burreli
Burreli

Burreli ka zyrtarizuar largimin e 2 futbollistëve. Kështu Joel Osikel dhe Klejdi Paloka nuk do të jetë më pjesë e matjanëve.

I pari ka vendosur të qëndrojë në Kategorinë e Parë, teksa është prezantuar te skuadra e Ilirisë. Ndërkohë Paloka është transferuat në Kosovë te skuadra e Vushtrisë.

Burreli nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i falenderon lojtarët për kontributin e dhënë, ndërsa u uron suksese në vazhdim.

“KF Burreli njofton se 2 mesfushoret Joel Osikel dhe Klejdi Paloka , e mbyllin aventuren me fanellën verdheblu.

Osikel

Tre vite me radhë, Osikel ka qenë një nga figurat më të rëndësishme të mesfushës sonë. Me lojën e tij të qetë, inteligjente dhe plot intensitet, ai ka qenë gjithmonë një element vendimtar për ekuilibrin e skuadrës. KF Burreli e vlerëson lart kontributin e tij dhe e falënderon për çdo ndeshje ku mbrojti me dinjitet ngjyrat verdheblu.

Klejdi Paloka

Pas një sezoni me Burrelin, Klejdi Paloka largohet duke lënë pas një vit përvoje dhe përkushtimi. Falenderim për kontributin e dhënë dhe urime për sfidat e ardhshme në karrierë”, shkruan klubi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF BURRELI ???????? (@mbreteroret)

Poll

Lexo gjithashtu