Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Nga porta deri në sulm, Korabi bën ‘tripletë’ në merkato

Shkruar nga NEWSPORT
Nga porta deri në sulm, Korabi bën ‘tripletë’ në
Manuel Alla, Klevis Lushaku, Ariel Peralta

Korabi vijon përgatitjet për startin e edicionit të ri sportiv që i gjen ata në Kategorinë e Parë. Klubi dibran pësoi disa ndryshime pas mbylljes së sezonit të shkuar, si në organikën e lojtarëve, ashtu edhe në stafin teknik.

Megjithatë, drejtuesit kanë nisur punën prej ditësh për të ndërtuar skuadrën dhe trajneri i ri u emërua Agim Canaj. Në skuadër janë afruar Dejan Andoni dhe Uesli Çomo, ndërsa ‘Futbolli në Shqipëri’ raporton se është gjetur gjuha e përbashkët edhe për tre të tjerë.

Manuel Alla, Klevis Lushaku dhe Ariel Peralta do të jenë lojtarët e rinj të Korabit. I pari vjen nga Gramshi dhe mbulon rolin e portierit, ndërsa Peralta shihet si përforcim i rëndësishëm për repartin e sulmit teksa së fundmi ishte pjesë e Vorës. Lushaku është një njohje e vjetër teksa rikthehet në skuadër pas një sezoni larg.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga