Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Nga Laçi – Apolonia te dueli Skënderbu – Kukësi, RISI në javën e 6-të të Kategorisë së Parë

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Laçi – Apolonia te dueli Skënderbu – Kukësi,
Kategoria e Pare

Kategoria e Parë javë pas jave po bëhet më e luftuar dhe spektakolare. Të tjera ndeshje të rëndësishme dhe delikate do të luhen të premten dhe të shtunën.

12 skuadrat do të zbresin në fushë dhe në lojë do të jenë 3 pikët e javës së 6-të të kampionatit. Në këtë javë spikat dueli Laçi – Apolonia dhe Skënderbeu – Kukësi.

Kështu për të premten janë në program dy takime. Gjithçka do të nisë me përballjet Laçi – Apolonia dhe Pogradeci – Luftatëri. Sfida këto që do të startojnë në orën 14:00 dhe ky është një orar i ri për këtë sezon. 

Ndërkohë në po të njëjtin orar do të luhen edhe 4 ndeshjet e ditës së shtunë. Burreli pret Korabin, Besa luan në transfertë ndaj ilirisë, ndërsa Lushja do të sfidojë Kastriotin. Gjithashtu vëmendja më e madhe e tifozëve do të jetë e përballja mes Skënderbeut dhe Kukësit në Korçë, ku pas 1 viti, ekipet do të sfidohen sërish mes tyre, këtë herë për llogaritë e Kategorisë së Parë.  

Nga Laçi – Apolonia te dueli Skënderbu – Kukësi,
 

 

Poll

Lexo gjithashtu