Besa duket në top formë e për këtë nuk ka dyshime. Skuadra kavajase është një ndër ekipet që kërkon ngjitjen pas kaq shuëm vitesh. Ata janë favoritë bashkë me Flamurtarin dhe Vorën, prej lojës e pikëve të marra deri tani.
Pikërisht pikët janë një shpresë e madhe për kavajasit. Klubi nën drejtimin e Mirel Josës ka arritur të marrë një sasi të konsiderueshme prej 25 pikësh. Edhe pse e treta në mbyllje të fazës së parë, ka ende kohë për ngjitje dhe sigurimin e njërit prej 2 pozicioneve që të çojnë direk drejt e në Superiore.
Statistika interesante në kët mes është se nëse krahasojmë Besën e vjetshme me atë të tanishme ndihet dora e Josës. Klubi me histori në futbollin shqiptarka grumbulluar 15 pikë më shumë se edicioni i vjetshëm i Kategorisë së Parë në këtë pikë të ligës. Në kavajë shpresojnë rikthimin e klubit aty ku i takon, fal këtyre rezultateve impressive.
Deri tani, “Verdhezinjtë” numërojnë 7 fitore dhe 4 barazime, ku dhe golavarazhi ëshët ndjeshëm i përmirësuar. Blerjet dhe puna e trajnerit e kanë ringritur skuadrë dhe nga frika e rënies tani mbizotëron lumturia për sukses.