Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

“Më vjen keq, kishim ardhur për fitore në Kukës”, Xhafa pas barazimit: Canka? Eksperienca e tij na ndihmon

Shkruar nga NEWSPORT
“Më vjen keq, kishim ardhur për fitore në
Erion Xhafa

Kukësi dhe Lushnja kanë barazuar ditën e sotme në kuadër të javës së 3-të të Kategorisë së Parë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Kukës Arena”, përfundoi 1-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri i lushnjarëve, Erion Xhafa.

“Po sigurisht që më erdhi keq, kishim ardhur për ta fituar ndeshjen në Kukës. Donim 3 pikët. Ishim përgatitur për fitore. E filluam mirë, duke marrë zonat e Kukësit, linjat sepse e dinim që aty do gjenim hapësira. Janë 4-5 raste të pastra shënimi vetëm në pjesën e parë, që nuk i konkretizuam. I dhamë zemër Kukësit që të merrte metra dhe të barazonte. Mëkat që me kaq raste të mos mbyllësh ndeshjen që në pjesën e parë. Ishim të rrezikshëm në pjesën e dytë me një rast vetëm për vetëm me portierin, që sulmuesi ynë nuk arriti të godasë portën.

E vërtetë që pas pësimit të golit jemi tërhequr pak, por nuk e di pse. Nuk kishte arsye që të tërhiqeshim. Ishte ndeshje që duhet ta kishim vrarë, ne momentin që nuk shënon pret dhe kthesën e kundërshtarit që me eurogol barazoi ndeshjen. Kemi dy portierë shumë të mirë, ka qenë thjesht zgjedhje taktike e momentit. Jam i lumtur që kam dy portierë të tillë, është luks për mua që janë të gatshëm të luajnë, pa patur diferenca të mëdha.

Ishin raste të pastra, që nuk duan ndonjë teknikë të madhe, thjesht duhen finalizuar. 10 metër nga porta dhe vetëm me portierin, nuk besoj ka trajner që ta mëson si ta bësh atë gol aty. Nuk është as problem njerëzish, jam i lumtur që kanë dalë aty. Sot nuk u shënua, nesër jam i sigurt që do shënohen. Jam shumë i mërzitur, kishim ardhur për ta fituar ndeshjen.

Kisha parë dy ndeshje të Kukësit, e dija që midis linjave lejonin hapësira dhe në thellësi kishin probleme. E dija që aty do kishin hapësira. Canka? Kam opsione të tjera, por duke qenë 1 me 1 dhe donim ta fitonim, mendova me eksperiencën e tij mund të na jepnin një dorë në ato momente”, tha Xhafa pas ndeshjes.

Poll

Lexo gjithashtu