
Besa nuk po gjen qetësi me stadiumet dhe duelin me Burrelin do të duhet të “shtegtojë”. Kjo pasi “Egnatia Arena” që në këtë sezon është “shtëpia” e kavajasve do t’i nënshtrohet mbjelljes së barit.
Në këto kushte është e pamundur të zhvillohet sfida me Burrelin në këtë stadium. Zhvillimi i kësaj ndeshje u përfol se mund të luhej në Tiranë, Elbasan apo Durrës, po në asnjë prej këtyre qyteteve nuk do të mund të luhet.
Drejtuesit e Besës dhe ato të Burrelit kanë rënë dakort mes tyre që kjo sfidë të luhet në stadiumin e Burrelit dhe klubet mes tyre të dakortësohen për të ndërruar rradhën e ndeshjeve. Kështu kjo sfidë do të luhet në “shtëpinë” e Burrelit dhe duelin i fazës tjetër mes tyre do të zhvillohet në “Egnatia Arena”.