
Kategoria e Pare
Kategoria e Parë do të zhvillojë finalet e Play-Out ditën e sotme në orën 16:00. Katër ekipe zbresin në fushën e lojës për të luftuar për dy biletat e fundit.
Besa dhe Lushnja do të luajnë gjithçka për gjithçka, për të shpëtuar sezonin e tyre e për të siguruar mbijetesën në këtë kategori. Nga ana tjetër, Luftëtari e Iliria vijnë pas një sezoni të mirë, por pa ia dalë të sigurojnë direkt ngjithen.
Sfida mes kavajasve dhe gjirokastritëve do të luhet në Vlorë, në stadiumin “Flamurtari”, ndërsa ajo mes lagunarëve dhe Ilirisë në Rrogozhinë tek Arena Egnatia.
NDESHJET:
Besa – Luftëtari, ora 16:00| Stadiumi Flamurtari
Lushnja – Iliria, ora 16:00| Arena Egnatia
Poll