
BESA – KORABI 1 - 0 (Mazrekaj 85')
Ndeshja:
Është mbyllur me fitoren e Besës sfida e fundit e javës së dytë të Kategorisë së Parë. Skuadra e Mirel Josës ia doli që të mposhte Korabin në “Egnatia Arena”, duke koleksionuar kështu një fitore të rëndësishme.
Golin vendimtarë të këtij takimi e shënoi Mentor Mazrekaj në minutën e 85-të të sfidës. Ish-i i Partizanit dhe Laçit shënoi një supergol nga goditja e këndit, duke lënë të “shtangur” ekipin e Korabit.
Pas këtij triumfi Besa shkon në kuotën e 6 pikëve po aq sa Vora, ndërsa mbajnë vendin e parë. Ndërkohë Korabi nga krahu tjetër mbetet në kuotën e 1 pikëve dhe në vendin e 9-të.
Kategoria e Parë: Java e 2-të
Stadiumi: “Egnatia Arena”
Formacionet zyrtare:
Besa: Mehidri, Mkhululi, Spahiu, Mert Han, Abdulai, Mazrekaj, Nurja, Oliveira, Stafa, Frasheri, Goxha. Trajner: Mirel Josa
Korabi: Qyrani, Paplekaj, Sina, Andoni, Kryemadhi, Shehu, Reçi, Cema, Kurti, Mziu, Lilaj. Trajner: Agim Canaj.
Komenti minutë pas minute:
90+4'- Mbyllet ndeshja. Besa triumfon 1-0 ndaj Korabit.
89'- Korabi mbetet me 10 lojtarë. Antoni ndeshkohet me kartonin e dyte te verdhe dhe del me te kuq nga fusha e lojes.
85'- Besa shenon golin e avantazhit. mazrekaj gjen rrugen e rrjetes dhe mposht Qyranin nga goditja e kendit.
Goli i Mazrekajt
64'- Ekipi i Joses luan ne gjysmefushen e Korabit, por pa mundur te gjejne rrugen e rrjetes.
47'- Besa gjen golin me Goxhan, por festa ndalet nga arbitri. Futbollisti i Beses ka prekur topin me dore dhe ky gol konsiderohet i pavlefshem.
Goli i anuluar i Goxhes
46'- Nis pjesa e dytë
45+1'- Mbyllet 0-0 pjesa e pare mes Beses dhe Korabit.
44'- Tjeter rast nga Besa, por Qyrani eshte kthyer ne "makthin" e kavajasve.
Pritja e Qyranit
36- Kavajasit provojnë sërish. Mazrekaj gjuan drejt zonës, ku Goxha godet me kokë, me Qyranin që reagoi sic duhet.
Rasti i Goxhaj dhe pritja e Qyranit
30- Besa del sërish në sulm. Ekipi i Mirel Josës nuk ia del të rezikojë portën e mbrojtur nga Qyrani.
20- Korabi provon të surprizojë Besëm, por kavajasit janë mjaft të vëmendshëm.
13'- Besa i shkon afër golit. Stafa gjuan nga distanca dhe ndalet nga shtylla.
Momenti i gjuajtjes së Stafës
1’- Starton sfida ne Rrogozhinë, ekipet në kërkim të fitores.