Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

VIDEO/ Pogradeci “dërrmon” Kastriotin, Besa “likuidon” Ilirinë! Përcaktohen finalistët e Play-Off-it në Kategorinë e Parë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Pogradeci “dërrmon” Kastriotin, Besa
Pogradeci - Kastrioti

Kanë përfunduar 2 ndeshjet e fazës Play-Off në Kategorinë e Parë. Pogradeci fitoi pa vështirësi 3 – 0 kundër Kastriotit, ndërsa Besa shtangu Iirinë në transfertë, e mbyllur 2 – 0 për ekipin kavajas.

Në takimin e luajtur në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, golat për Pogradecin mbajtën “firmën” e Greca dhe dopieta e Pius. Liqenorët ishin dominues në çdo aspekt, ndërsa tashmë do të zhvillojnë finalen e madhe ndaj Besës.

Verdhezinjtë e Kavajasë e vulosën fitoren brenda 3 minuta në stadiumin “Redi Maloku”, me golat e William Cordeiro dhe Chinëendu, respektivisht në minutat 8-të dhe 11-të.

Pogradeci 3-0 Kastrioti (Greca 15')

15' Greca

89' Pius

90+1 Pius

FORMACIONET ZYRTARE:

POGRADECI: Staniç, Toshevski, Greca, Lleshaj, Ogunleje, Lila, Samake, Kasmollari, Danladi, Preknicaj, Shanaj Trajner: Emiljano Çela

KASTRIOTI: Puja; Kacbufi, Hoxha, Moses, Idris, Xhixho, Meçja, Hasa, Oliver, Meça, Boçi Trajner: Shkëlzen Rustami

 

Iliria 0-2 Besa Kavajë (Cordeiro 8', Chinwendu 11')

Cordeiro

Chinwendu

FORMACIONET ZYRTARE: 

ILIRIA: Xhika; Kallaku, A. Selmani, Stafa, Mavanga, S. Selmani, Markoçi, Osma, Jakubu, Diarasuba, Rodriguez Trajner: Matias Tatangelo

BESA: Abdullahu; Daja, Ajivi, Kapo, Chinwendu, Migone, Abdullai, Danaj, Spahiu, Cordeiro, Bianor Trajner: Gugash Magani

 

 

Poll

Lexo gjithashtu