
Pogradeci aktualisht është pa trajner, pasi disa ditë më parë Ardian Mema dha dorëheqjen. Stoli i skuadrës është bosh dhe drejtuesit kanë nisur punën për gjetjen e një timonieri të ri.
Nga sa mësohet, ish-trajneri i Besës së Kavajës do të marrë në dorë “frenat” e kësaj skuadre. Bëhet fjalë për Emiliano Çelën, i cili vetëm javë më parë u largua nga kavajasit.
Ish-trajneri i Kukësit së bashku me ndihmësin e tij, Bekim Kuli do të drejtojnë pogradecarët. Zyrtrizimi i kësaj lëvizjeje pritet të bëhet në ditët në vazhdim. Padiskutim qëllimi dhe objektivi i skuadrës është ngjitja në Superiore.
Çela pritet të nisë menjëherë me përgatitjet e skuadrës për sfidën e radhës. Ironia e fatit e vendos atë përballë ish-klubit të tij, Besës. Kështu në kuadër të javës së 7-të të kampionatit Pogradeci do të luajë në transfertë ndaj Besës së Kavajës.