Kukësi – Flamurtari është sfida e fundit e javës së 4-të të Kategorisë së Parë, takim që do të luhet ditën e nesërme. Kjo përballë do të zhillohet në “Kukës Arena” në orën 16:00 dhe pritet të jetë mjaft i luftuar mes dy ekipeve.
Emiliano Çela prej ditësh ka zhvilluar përgatitjet me skuadrën, ndërsa po punon shumë me lojtarët në mënyrë që t’u përçojë idetë e tij. Një sfidë interesante do të jetë për të, pasi 39-vjeçari do të kërkojë 3 pikët ndaj ish-ekipit të tij.
Para 1 viti, Çela drejtonte Flamurtarin, ndërsa tashmë synon të rikthejë Kukëisn te rezultatet pzitive dhe këtë kërkon ta bëjë ndaj vlonjatëve. Aktualisht Kukësi i tij ka arritur të grumbullojë vetëm 3 pikë pas 3 ndeshjesh, ndërsa Flamurtari ka 4 pikë më shumë dhe mban vendin e 4-të në tabelën e klasifikimit.