Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Korabi “makineri” golash në kampionat, por dibranët “tradhtohen” nga… mbrojtja

Shkruar nga NEWSPORT
Korabi “makineri” golash në kampionat, por dibranët
KF Korabi

Korabi po vuan këtë sezon të Kategorisë së Parë. Ekipi dibran mban vendin e 9-të me 20 pikë, duke qenë ende pjesë e “zonës së ftohtë”, por 4 pikë larg vendit të katërt.

Ajo ç’ka bie në sy te Korabi është golavarazhi. Sulmi i Korabit s’ka zhgënjyer këtë sezon duke shënuar 19 gola pas 17 javëve kampionat. Madje, kanë shënuar më shumë se Burreli, Apolonia dhe Iliria, që ndodhen më lart në renditje.

Por dibranët “tradhtohen” nga mbrojtja. Kjo pasi kanë pësuar po aq gola sa kanë shënuar, 19. Në këto kushte, statistikat e thonë qartë se pika e dobët e Korabit është pikërisht faza difensive.

Poll

Lexo gjithashtu