
Pogradeci dhe Lushnja u ndalën në barazim pa gola sot në javën e parë të Kategorisë së Parë. Lojtari më i mirë i ndeshjes u zgjodh Vangjel Zguro, i cili doli në prononcim për mediat.
“Nuk është e rëndësishme të shpallem lojtari i ndeshjes. Për mua është e mirë, por jo për ekipin sepse nuk morëm tre pikët. Ky është futbolli, kam dyshime edhe për penallti duke ditur që kishte edhe VAR.
Duke ditur që kam vite që luaj sport dhe jam djal i qytetit, do kohën e vet kur ndërron ekipin. Vjet shkuam aq lartë saqë ishim një ndeshje larg Superiores. Rastet i kishim, kjo është ndeshja dhe ky është futbolli.
Shpresoj në ndeshjen e dytë të marrim tre pikët. Shpresoj një sezon sa më të mbarë në Kategorinë e Parë, sa më pak incidente dhe fitoftë më i miri”, u shpreh Zguro.