Pogradeci ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Samuel Nikajt. Ardian Mema ka marrë në “dorë frenat” e pogradecarëve, duke zëvendësuar kështu Nikajn. Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe nis kështu aventurën e tij në Pogradec.
Nikaj i fundit u largua nga Pogradeci pas humbjes me Kastriotin, duke dhënë dorëheqjen. Tashmë Mema do të ketë në favor të tij edhe pauzën e kampionatit për shkak të sfidave të Kombëtares. 52-vjeëari në të kaluarën në Shqipëri ka drejtuar ekipe si Tirana, Kastrioti dhe Vëllazënimi në Kosovë.
Aktualisht Pogradeci ndodhet në vendin e 8-të në Kategorinë e Parë. Pogradecarët kanë grumbuluar vetëm 15 pikë pas 12 javësh, teksa synojnë që këtë sezon të qëndrojnë mes më të mirëve në këtë kategori.