Kategoria e Parë ashtu si Superiorja këtë fundjavë është pushim, teksa është zbulur se kur do të luhet java e 3-të. Kjo javë është e ndarë në dy ditë, teksa takime mjaft interesante janë në program.
Kështu ditën e mërkurë më 11 shtator do të luhen 5 ndeshje. Të gjitha në orën 16:00. Kukësi do të presë Apoloninë, ndërsa Valbona pret Erzenin. Burreli luan në transfertë me Korabin, teksa Pogradeci pret Besën dhe Lushnja do të sfidojë në transfertë Kastriotin.
Ndërkohë ditën e enjte do të luhet sfida e fundit e kësaj jave. Kështu në orën 16:00 do të përballen mes tyre Flamurtari dhe Vora. Një duel pretendentësh mes dy ekipeve që këtë sezon synojnë ngjitjen në Superiore.
NDESHJET:
Më 11 shtator:
Kukësi – Apolonia / 16:00
Valbona – Erzeni/ 16:00
Korabi – Burreli/ 16:00
Pogradeci – Besa/ 16:00
Kastrioti – Lushnja/ 16:00
Më 12 shtator:
Flamurtari – Vora/ 16:00