Besa dhe Vora kanë luajtur ditën e sotme sfidën e vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë së Parë. Ndeshja e zhvilluar në Rrogozhinë përfundoi në barazim 1-1. Pas kësaj sfide foli trajneri i Besës, Mirel Josa.
“Vora nuk bëri presion të madh. Goli i tyre nuk erdhi prej presionit. Por ne patëm një rinisje shumë të shpejtë sapo nisi pjesa e dytë. Kaq është e tëra. Mund të them që ne u munduam, por prezenca jonë në zonën kundërshtare duhej të ishte më e madhe.
Ndikoi dalja e Goxhaj? Problemi nuk është se ndikoi Goxhaj psikologjikisht. Ne futëm një lojtar tjetër që ka luajtur edhe në Shijak. Është një lojtar i ri me prespektivë dhe lojtarët e tjerë ashtu si ne, kanë besim te ai.
Goxhaj ka eksperiencën e tij është një lojtar që kontrollon skuadrën dhe kontrollon ekipin nga mbrapa. Doza shqetësimi do të ketë kur skuadra nuk merr rezultatin që kërkon. Nëse në Shijak duhet të bënim më tepër në sulm, sot mund të dyfishonim rezultatin me penalltinë që nuk u dha. Me pamjet që kishim ishte penallti.
Penalltia e parë ishte. Por kështu e ka kjo punë. Disa kanë mendime të tjera për faza të lojës. Unë nuk mund t’i kërkoj më tepër skuadrës. Në fakt mund të kërkoja vetëm pak më shumë qetësi”, tha Josa.